Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar opozitën, e cila bllokoi sot seancën plenare, në momentin që Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’, deputeti Braçe shënjestron direkt Bashën, i cili shfaqet shumë i mërzitur dhe i vrenjtur në karrigen e tij, teksa flet Sali Berisha. Ky moment u transmetua nga deputetët e opozitës në ‘Facebook’, pasi seanca ishte ndërprerë për shkak të tensioneve.


Lajmi kryesor:

Bllokuan foltoren dhe transmetuan fjalimet në FB, pas incidentit opozita bojkoton Kuvendin