Seanca e Kuvendit u përfshi nga incidentet edhe këtë të enjte. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës pas mbarimit të kohës, por kjo ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen nga ulëset dhe të rrethojnë foltoren e Kuvendit.
Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të vijuar normalisht punimet e seancës, deputetët e PD dhe LSI e mbajtën atë të bllokuar për disa minuta. Pas këtij momenti Ruçi ndërpreu seancën për pesë minuta, por ky urdhër nuk vlejti për pakicën parlamentare. Lulzim Basha vijoi të mbajë fjalimin e tij nga foltorja.
Edhe pse nuk u transmetua nga mediat për shkak se kamerat e televizioneve dolën jashtë Kuvendit, një gjë e tillë u pasqyrua 'Live' në rrjetet sociale. Seanca u trasmetua nga Facebook-u i kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Ndërkohë, deputetët e maxhorancës dolën nga salla deri në pritje të një urdhëri të dytë të Gramoz Ruçit për të rinisur seancën.
Pasi trasmetuan fjalimin e Bashës dhe Berishës në FB, opozita vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit. Seanca rinisi me fjalimin e kryeministrit Edi Rama i cili shprehu keqardhje për sjelljen e opozitës dhe akuzat e saj në adresë të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar opozitën, e cila bllokoi sot seancën plenare, në momentin që Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës.
Në një video të publikuar në ‘Instagram’, deputeti Braçe shënjestron direkt Bashën, i cili shfaqet shumë i mërzitur dhe i vrenjtur në karrigen e tij, teksa flet Sali Berisha. Ky moment u transmetua nga deputetët e opozitës në ‘Facebook’, pasi seanca ishte ndërprerë për shkak të tensioneve.
Ndërkohë, Braçe ka publikuar momentin kur fliste Berisha, teksa i drejtohet Bashës me ironi: Vazhdon; Po Lulat pse jane kaq te pikelluar?!
Një tjetër deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i është bindur vendimit të grupit parlamentar, për të bojkotuar punimet e Kuvendit ditën e sotme.
Agron Çela, deputet i LSI në Qarkun e Shkodrës, ka qëndruar në sallë edhe pse kolegët e tij të LSI dhe ata të Partisë Demokratike, kishin dalë nga Kuvendi pas incidenteve në foltore.
Çela bëhet deputeti i dytë i LSI i cili sfidon vendimet e grupit parlamentar. Një javë më parë ishte deputeti Robert Bitri ai i cili nuk bojkotoi Kuvendin, ndryshe nga ligjvënësit e tjerë të LSI-së dhe Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot një fjalim në Kuvend aspak normal dhe të zakonshëm. Ish-kryeministri duket se ishte ‘tërbuar’ nga ekstradimi i ish-truprojës së tij, Izet Haxhia, në vendin tonë, pasi në seancën e sotme plenare, ai u pa të fliste me duar e këmbë dhe në një gjendje aspak të qetë.
Seanca u ndërpre sapo kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i preu fjalën kreut të PD, Lulzim Basha, ku menjëherë opozita bllokoi foltoren. Pas këtij momenti, opozita vendosi të transmetojë nga ‘Facebook’ vijimin e seancës, ku pas Bashës, filloi të flasë Berisha.
Ky i fundit foli nga vendi, duke akuzuar Fatmir Xhafajnë, vëllainë e tij, Agron Xhafajn, e më pas kryeministrin Edi Rama, ndërsa dukej i paqartë në mesazhin që përcillte. Ndërkohë, në një moment duket sikur ish-kreu i qeverisë humbet kontrollin dhe ngrihet në këmbë, duke bërtitur.
Në fakt, Berisha nuk është parë në të flasë kaq i tensionuar në seancat plenare, ndaj dhe kjo sjellje e tij dukej si e nxitur nga Izet Haxhia, i cili ka paralajmëruar se do të rihapë dosjen e vrasjes së “Azem Hajdarit’.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sjelljen e opozitës në sallën e Parlamentit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla deklaron se mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut. Ai ka fotografuar Bashën teksa bisedon me Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin e LSI.
Statusi i plotë i Ballës:
Mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut. Gjatë teatrit të Saliut në facebook me Strazon fotograf, Luli koordinon mosbindjen me Nardin dhe Titin. “Nardi, mos ia vër veshin Saliut, jam unë Kryetari i Opozitës”.
Hajde opozitë, hajde
Edhe pse Gramoz Ruçi ndërpreu seancën e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës rrethuan foltoren, deputetët e PD dhe LSI kanë vijuar 'normalisht' punimet në sallë.
Lulzim Basha ka vijuar fjalimin e tij i cili është transmetuar në Facebook. Basha hodhi akuza të ashpra në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për vëllain e tij i cili sipas opozitës është i përfshirë në trafik droge.
Fjalimet e deputetëve të opozitës u transmetuan në Facebook, pavarësisht se zyrtarisht punimet e seancës së Kuvendit ishin ndërprerë me urdhër të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kamerat e televizioneve kanë dalë jashtë ambienteve të Kuvendit.
Kjo ka qenë edhe strategjia e përdorur nga opozita këtë seancë të Kuvendit. Një vendim i tillë është marrë pak para fillimit të seancës ku në selinë blu u zhvillua një mbledhje e përbashkët e grupit parlamentar mes PD dhe LSI.
Qelbësira Bajga!
PërgjigjuLuli jam krye.. car. PD eshte bere me keq se lesh e p** te Marikes.
PërgjigjuDy ngjarjet e fundit , qe jane kthimi i Izet Haxhise dhe hewja nga detyra e Hajdarmates jane shkaku i irritimit te Saliut dhe oer rrjedhoj dhe te zareve te tij . Kjo opozite ka marre fund se nuk ka as miral fhe as ide . Vet populli drmokrat edhte lsrguar kur sheh qe perfaqesohet nga Saliu ,Basha,Muli,Strazimiri dhe Paloka . Diten qe do vine do jeni fundi i treshes opozitare per zullumet qe kane bere . Shteti i sitem eshte shime me i forte se cmendon ishi i qeverise dhe nuk ka zot te beje rremuja .Nje nga nje para drejtesise do dilni plehra
PërgjigjuNxirri Jashtë PARLAMENTIT RRugaçët e PDsë dhe LesheLisë , dhe mos të PAGUHEN , sepse u mësuan keq duke mos u Paraqitur nëpër SEANCA PARLAMENTARE dhe HAJDUTI PRESIDENT i PAGUANTE me LEKËT e Shqiptarëve edhe kur KËRMAT e PDsë dhe LSIsë nuk PARAQITESHIN !!!! NXIRRINI jashtë me SHQELMA këta BANDITË të PD DROGËS dhe LSI GRABITJES ZOTI GRAMOZ .
Përgjigjuzoti gramoz eshte kryeveper