TIRANE - Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho ka kërkuar largimin e Berishës përpara zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të jenë të lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ai ka bërë thirrje që Berisha të bllokohet nga opozita, në mënyrë që të detyrohet të largohet nga pushteti.
“Shteti dhe pushteti i Saliut duhet bllokuar. I duhet marrë fryma në çdo hallkë ku është në maxhorancë LSI dhe PS nga Vermoshi, në Tiranë dhe deri në Konispol. Duhet përzënë për të mos e lejuar vazhdimin më tej grushtin e shtetit siç ndodhi me KQZ, që ishte hallka e vetme që kishte mbetur pa u pushtuar tërësisht.
Ne duhet t’i zgjidhim lakun nga fyti qytetit të Tiranës, qarkut të Fierit dhe kudo në Komuna e Bashki për t’ia dhënë pushtetin shumicës së popullit”, ka qënë deklarata e djeshme e Brahos. Teksa ka kërkuar që veprimeve të Berishës ti përgjigjen me aksion opozitar të fortë deri jnë largimin e tij nga pushteti.
“Dhunës se Saliut ne duhet t’i përtgjigjemi me aksione dhe kundërvënie dhëmb për dhëmb, me kurajo e të bashkuar si opozitë. Pushtetit të Saliut po i vjen fundi, dhe ‘kapakun’ do t’ia gozhdojmë më 24 qershor për ta përcjellë njëherë e mirë plakun shtrigan”, është shprehur për gazetën Braho.
Për të cilin është shumë e rëndësishme që ai të largohet ende pa bërë ndonjë dëm tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët. Anëtari i kryesisë së LSI Braho është një kritik i hershëm i kryeministrit Berisha.
Madje dhe në kohën kur LSI ishte në bashkëqeverisje me PD, Braho ishte ai që për gazetën tonë deklaroi se kreu i qeverisë kishte lajthitur dhe duhej larguar nga qeverisja e vendit, pas po sjell shumë dëme.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com