“Trurit të trazirave të reja, Sali Berishës, i duhen medoemos viktima”. Ky është mendimi i deputetit Spartak Braho dhe që ritheksohet edhe në këtë intervistë.
“I duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht. Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore” – thotë deputeti në këtë intervistë botuar në “Dita”.
- Zoti Braho, në intervistat e shpeshta që kemi bërë bashkë kohët e fundit, keni theksuar faktin se opozitës dhe Berishës në krye të saj i duhen viktimat për t’u dhënë “zjarr” protestave të tyre, sidomos pas djegies së mandateve. Vazhdoni ta keni këtë bindje?
- Padyshim që vazhdoj ta kem këtë bindje, madje të përforcuar. Pse do të thoni ju? Fare thjesht: nga gjestet dhe sjelljet e dhunshme të opozitës, nga gjuha e përdorur nga krerët e opozitës, sidomos nga Berisha dhe Basha. Sjellja në protestën e fundit ishte mjaft domethënëse për të vërtetuar se Berisha kërkon me doemos gjak. Ai flet për konflikt civil dhe për revolucion dhe për të përsëritur vitin 97, i duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht. Krimineli Sali Berisha, i zhytur deri në grykë në gjak dhe i pandëshkuar, kërkon sërish gjak. Kot lodhen ata që i kujtojnë kriminelit Sali interesat kombëtare, negociatat për anëtarësimin në BE etj., etj. Këtij vampiri gjëja e fundit që i shkon në mendje është stabiliteti, interesat kombëtare dhe integrimi evropian, madje as i shkon në mendje për këto.
Ai ka hyrë në politikë me misionin e posaçëm kundër interesave tona kombëtare dhe për të penguar gjithçka pozitive në këtë vend. Sot për të shpëtuar kokën e tij dhe familjen ai është çdo moment i gatshëm ta fusë vendin në një gjakderdhje të paparë. I duhen vetëm ca kamikazë. Si në vitin 1991, si në 97-n e 98-n. Tani që është bindur se policia nuk zbraz asnjë fishek kundër protestuesve, por vetëm tymuese, me shumë gjasa, viktimat do të jenë “aksidentale” nga brenda opozitës, për të gjetur një pretekst për të sulmuar shtetin. Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore”.
Po pregatitet nje 21 janar i dyte prandaj merreni dhe futini brenda Berishen Bashen Kryemadhin Vasilin dhe orkestruesin ambasadorin rus i cili po po tenton te beje ne Shqiperi ate qe beri para shume vitesh ne Ukraine.
PërgjigjuShqiptareve vetem me ju rrah tupan, se berisha dhe familjaret e tij,jane te ngarkaur e te paguar nga UDB-ja qe te punojne vazhdimisht per shkaterrimin e cdo vlere politike e shteterore, shpirterore e materiale shqiptare.Andaj ka sjellur shoke e miq te femijeve te tij,si bashen, qe atehere kur ai nuk mund te veproje,te marrin stafeten e krimit pasuesit e tija.nenbishtai bash aktualisht po mundohet te luaje rolin e asistentit kriminel-beerisha.
PërgjigjuNuk do te na leje Amerika te digjemi... Flm kombit mik Amerikan qe ka bere kaq shume per kauzen shqipetare...
Përgjigjukujdes o populle mose i shkoni prapa keti vrasesi a'po i harruate cfare na ka bere eshte i pa meshirshem
PërgjigjuBerisha do gjak ne do ti bejm nje m... t ne koke e qente e rruges do ta pshurrin.
PërgjigjuKUSH E KA BERE KETE FOTO DUHET TE MARRI CMIMIN E VITIT, FOTO FLET QARTE.. DORDOLECI.....
PërgjigjuBABA TAKU, JU DUHET TE JENE NE VEND TE ILIR FLORIRIT, JE NJEIU ME I BESUAR NE VENDIN TONE.
PërgjigjuUroj zotin mos me pas viktima nga njerz te thjesht. Politikane, ishalla u shofshin te gjithe. Taktikat politike te dy paleve i perfshijne viktimat: PD ne Shkoder, ne 91, ashtu dhe PS ne Tirane ne 2011. Te dy palet e dine se nese dikush vritet ose vdes apo gjakoset ne nje proteste do e beje me te lehte per te treguar me gisht: E shikoni cfare beri!!!! Dhe keshtu media do beje te veten dhe te ashtuqujturit te "huaj" nga frika e kaosit do nderhyjne me fort. Ropt te gjitheve
Përgjigju