Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) Klodian Braho tha se mos pasja e të drejtës për të riaplikuar për pozicionin e prokurorit në SPAK pas mandatit 9-vjeçar, është një problematikë e strukturës që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punës.
Braho: Kjo është një problematikë e përsëritur, dhe që kërkon vëmendje. Kjo nuk lidhet vetëm me karrierën tonë, por edhe me vazhdimësinë e institucionit. Ne kemi mandat 9 vjeçar, dhe secili prokuror duhet te ushtrojë detyrën e vet, dhe ne nuk kemi strategji tjetër, do te vazhdojmë punën. Nëse nuk kemi të drejtë për të riaplikuar ose vazhdimësi, kjo është problematikë e strukturës dhe vijimësisë së punës!
Lajmi kryesor:
Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Imuniteti nuk pengon zhvillimin e hetimeve të plota, por për mua deputetet s’duhet të kishin imunitet! Presim më shumë nga Policia










