TIRANE, 2 mars /ATSH/. - Deputeti i LSI-se, njëkohësisht kryetar i komisionit te sigurisë kombëtare, Spartak Braho, në një deklaratë per mediat të hënën pasdite pas deklaratave te deputetit Tom Doshi, theksoi se Doshi fajëson kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, për kërcënimet qe i janë bërë atij dhe deputetit Mhill Fufi, ndaj i ka kërkuar Policise dhe Prokurorisë të merren nën mbrojtje dy deputetet që kërcënohen.
"Jemi informuar për atentatin para pese muajsh dhe z.Meta më informoi lidhur me pretendimet e deputetit Doshi për këtë çështje". Por, tha ai, kjo vrasje ishte porositur nga kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Deputeti Braho i kërkoi prokurorisë të nisin menjehere hetimet për akuzat qe i janë bërë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, nga deputeti Tom Doshi, ndërkohë që policia duhet të zbardhë sa më shpejt të vërtetën.
"Si kryetar i komisonit të sigurisë kombëtare, kërkoj që të gjitha faktet që pretendohen nga deputeti Tom Doshi, përfshirë video etj, të depozitohen dhe te nisë menjëherë hetimi rreth tyre".
Ndërkohe, deputeti Braho theksoi se PD eshte e vendosur që Shqipëria të jetë peng i klaneve mafioze. (vijon) /a. ke/












