Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Report TV i ka cilësuar sulmet e ashpra të Presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, jo si një aksion politik të tij, por si një aksion mbarëkombëtar për të mbrojtur Kushtetutën.

"Meta përfaqëson Presidentin dhe i gjithë shqiptarëve, ai ka një aksion të tij që nuk është politik por mbarëkombëtar për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe ligjin", tha Braimllari.

Nëse opozita duhet të dalë me një listë të përbashkët apo me lista të pavarura, Braimllari tha se dëshira e tij është që LSI të shkojë më listë të pavarur me 140 kandidatët e saj në të gjithë vendin, megjithatë tha ai këtë do e vendos kryesia e LSI-së.

"LSI ka ngritur një grup pune për programin e saj dhe më pas do diskutohet me opozitën që do dalë me një program të përbashkët. Mendimi im personal është me lista të pavarura, LSI duhet të ketë listën e vetë të pavarur pasi ajo është një parti që ka vite që ekziston dhe ka dhënë kontributin e saj në politikën e vendit. Megjithatë do të vendosë kryesia e LSI për këtë", tha Braimllari.