Arrestohet nga Policia e Tiranës nëna e cila braktisi dy fëmijët e mitur.

Përmes një komunikate për shtyp,Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka mundur të vërë në pranga Adelina Dukën, nënë e dy fëmijëve të mitur.Që prej datës 4 qershor Adelina Duka ka braktisur fëmijët e saj dhe ishte larguar nga banesa ku ajo jetonte.

Ndërkohë mësohet se denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.06.2017, u be i mundur arrestimi i shtetases në kërkim Adelina Duka, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse më datë 04.05.2017, është larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Parashikuar nga Neni 124 i Kodit Penal.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com