Braktisën fëmijët në vendet e
BE, procedohen katër persona

Braktisën fëmijët në vendet e<br />BE, procedohen katër persona
Katër prindër të cilët braktisën fëmijët e tyre të mitur në vendet e Bashkimit Europian, janë procedurar penalisht nga Policia e Shtetit. 

Report TV mëson se janë dy burra dhe dy gra që kanë lënë fëmijët në vendet e Bashkimit Europian dhe akuzohen për “Braktisjes së femijëve të mitur”. 

Kjo skemë është përdorur për shkak se fëmijët e mitur kur gjenden në rrugë në këto vende, atëherë merren në mbrojtje dhe u ofrohet strehim. Por kur mbushin moshën 18 vjeç fëmijët kanë të drejtë që të marrin në vendin ku jetojnë edhe familjen e tyre. 

Për këtë arsyje prindërit shqiptarë i lënë në vendet e BE-së kur fëmijët janë 13 apo 14 vjeç. Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç është vepër penale dhe sipas nenit 124 të Kodit Penal dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Për fenomentin e braktisjes së fëmijëve ka reaguar edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca që u propozua në këtë detyrë nga Partia Demokratike në vijim të zbatimit të marrëveshjes politike të 18 majit Rama-Basha. Avokatja e Popullit thotë se bëhet fjalë për një fenomen masiv, ndërkohë që janë vetëm 4 raste. 

Dukshëm edhe ky raport i saj është i anuar politikisht por me një gafë të madhe sociale deri në kufijtë e abuzimit me detyrën.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët