Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës.
I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje.
"Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. I lodhur jam, me fjet s’kam, kurrgjë. Një batanijë m’a kanë falë njerëzit për sevap. Çfarë më falin ndonjë copë bukë që ma falin njerëzit aty, dal e lypi prej hallit” – tha ai.
Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike.
”Kërkoj ndihmë prej shtetit me më dhanë ato paret e burgut që më takojnë. Është e vështirë jetesa ime, duke vdekur jam se dhe i sëmur jam. Ja i kam dhe duart e ënjtura prej operacionit”- vijoi ai.
Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”. Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.
Kontaktuar nga Report TV zyrtarë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë thanë se “çdo person i dënuar në komunizëm për terror është përjashtuar nga Ligji i Dëmshpërblimit pavarësisht se mban statusin “I burgosur politik”.
Ndue Murçaj tregon se nuk ka asnjë të ardhur!
Edhe pse ka mbushur moshën, nuk ka përfituar as pensionin e pleqërisë.
“Dua me më dhanë pensionin se kam 6 muaj që kam dalë në pension dhe nuk më kanë dhënë asnjë lek se nuk kam asnjë të ardhur.’-vijoi ai.
Pas sinjalizimit nga mediat Shërbimi Social në Bashkinë Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje, por pa arritur ende që të gjeje zgjidhje.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53.7%
-
Frikë se humbin
37.5%
-
Arsye të tjera
8.8%
Vota total: 283
Lajme të tjera
-
Degradimi i rrugës në Fushë-Milot, banorët në protestë, kërcënojnë me bllokim total nëse nuk merren masa: Kanë 10 ditë afat
28 Mars, 11:01
-
Shpërthimi në 2020 në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi
28 Mars, 07:54
-
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën, arrestohet një prej autorëve! Në kërkim i biri dhe nipi
27 Mars, 15:51
-
U raportua si aksident, zbardhet sherri në Lezhë! Arrestohet i riu që kërcënoi me armë 23-vjeçarin, u përplas me një makinë kur po largohej! 3 në kërkim
27 Mars, 13:20
-
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën pas një sherri mes dy djemve, arrestohet një prej autorëve, i biri dhe nipi ende në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut
27 Mars, 10:01
-
‘Drekë 100% Made in Albania’, Presidenti i Austrisë drekon tek mrizi i zanave në Fishtë të Lezhës
26 Mars, 21:33
-
Konflikti mes fiseve, plumba makinës së blinduar të nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën e rrugës, në kërkim babë e bir
26 Mars, 20:13
-
Del FOTO nga aksidenti në Kurbin, makina e kthyer përmbys ka përfunduar në arë, humb jetën shoferi
26 Mars, 09:57
-
Aksident me vdekje në aksin Laç-Mamurras, mjeti del nga rruga, ndërron jetë shoferi! Një i plagosur
26 Mars, 08:34
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58
-
Berisha thirrje simpatizantëve demokratë në Kurbin: Mos bëni gabim të shkoni pas Alibeajt! Nuk përkulemi para pengjeve të Ramës
25 Mars, 19:13
-
Jetojnë në mes të ujërave të zeza, banorët e pallatit nr.10 në Lezhë ngrihen në protestë: Shkarkohen nga banesat private, bashkia të gjejë zgjidhje
25 Mars, 12:59
i ziu ti, i besuat nje komunisti 28 vjecar ne krye te PD-se dhe ja cfare ndodh...mos flasim per qeverite hajdute dhe plerat qe na kane qeveris per 32 vite.
PërgjigjuNe U.S.ka plot veterane qe kane sakrifikuar per vendin dhe prape kane perfunduar si ky fatkeqi poshte urave e rrugeve te pastrehe, se dhe ky zoteria ka sakrifikuar jeten ne burg.Fatet dhe sakrificat ngjajne kudo.Do te isha kurioze te dija se cfare nenkuptonte aktakuza e ketij nga Sigurimi per terrorizem.Cfare terrori ka bere qe sot org.e ish te burgosurve e ka perjashtuar nga demshperblimi,se mua nuk me duket bindese po t'i matesh gjerat me kutin e atehereshem,aq me teper kur ka patur raste qe organizata e te perndjekurve ka ndihmuar njerez qe nuk kane qene kurre te persekutuar te fitonin te drejten e studimit bazuar ne keto korniza?
PërgjigjuGjynah per kete person, Turp per shtet in tone edhe neve si shoqeri dhe nje turp te madh per media qe merren me BB e budalleqe te tilla ne vend qe te merren me lajme te tilla
PërgjigjuNormal qe nuk do maresh lek, nuk je ish sigurims.y
PërgjigjuVazhdoni te votoni avokatin tuaj Sali Berisha! Komunisti i pa ndreçur ju mashtroj jua dha parate tuaja komunistave,qe ne Demokraci dolen te presekutuar!juve ju dha 2 kiste dhe jua futi gishtin mbrapa! Rama ju dha 5 kiste dhe ju jeni mos mirnjohes ndaj ti.
Përgjigju