Ky monument aktualisht dergjet i braktisur në një gjendje të mjerueshme. Këtë e dëshmojnë fotot e shkrepura këto ditë nga Klodiana Çuka. Sot kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet nga tragjedia e Të premtes së Shenjtë, kur me fundosjen e “Katër i Radës” për shkak të përplasjes në det të hapur nga korveta Sibilla e Marinës ushtarake italiane, në fund të detit përfunduan edhe 108 burra, gra e fëmijë.
Çuka thotë se “autoritetet duket se kanë harruar gjithçka. Asnjë veprimtari nuk është bërë në kujtim të viktimave. Monumenti sot e kësaj dite është i rrethuar nga hekurat, pa një pllakat ku t’u shpjegohet kalimtarëve çfarë përfaqëson, edhe pse prej një viti ajo është kthyer në një vepër arti monumentale, e bërë nga artisti grek Varotsos.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)