Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë infermierin Klodian Dushkaj i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Ai u paraqit para togave të zeza paraditen e së enjtes, për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Pas provave të paraqitura nga organi i akuzës gjykata e ka quajtur të vlefshem arrestimin e tijë, por duke ju referuar faktit se 31-vjeçari nuk përbente ndonje veper rë rëndë penale ka vendosur për të masen detyrim paraqitje.
 
Më herët kanë qenë edhe familjarët e 78-vjeçarit të cilët pas ekspertizës së kryer në trupin e viktimës kanë kërkuar që të tërheqin denoncimin që kishin bërë në polici për infermierin Dushkaj.
 
Ai tashmë do të gjykohet në gjendje të lirë për veprën  penale të shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë transportit të një të moshuari me autoambulancë nga Spitali i Lezhës drejt Tiranës, nuk qëndroj në një vend me të sëmurin por në kabinë me drejtuesin e mjetit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)