Braktisin pasagjerët në aeroporte/ Aviacioni Civil kërkesë Italisë: Ndëshkoni kompanitë abuzuese

Braktisin pasagjerët në aeroporte/ Aviacioni Civil kërkesë Italisë: Ndëshkoni kompanitë abuzuese

Pasagjerë të 'Blue Panorama' duke pritur me orë të tëra

Autoriteti i Aviacionit Civil i ka kërkuar institucionit homolog në Itali që të marrë masa ndaj kompanive ajrore që ofrojnë shërbime në Tiranë. Bëhet fjalë për dy kompanitë ajrore të licencuara nga pala italiane që operojnë në vendin tonë dhe që kanë një performancë negative sa i përket vonesave në fluturim si dhe anulimit të tyre.

Një nga kompanitë ajrore më problematike është "Blue Panorama". Vetëm në redaksinë e Report Tv kanë ardhur dhjetëra denoncime për vonesa në fluturim apo edhe braktisje të pasagjerëve në aeroporte, ndërsa ky shqetësim është real dhe i përditshëm. 

Për këtë qëllim, Autoriteti i Aviacionit Civil ka depozituar edhe pranë Komisionit Evropian një informacion të detajuar lidhur me rastet kur kompanitë ajrore që kanë një veprimtari jo korrekte në respektim të të drejtave të qytetareve. Në aeroportin “Nënë Tereza” kryesisht gjatë periudhës së sezonit turistik vonesat në fluturim drejt destinacionave të Italisë janë bërë shqetësuese, pasi kompanitë nuk kanë kapacitet për t’ju përgjigjur fluksit të pasagjerëve.

Nga ana tjetër janë me qindra rastet kur anulimet apo vonesat kanë shkaktuar edhe kosto, por kompanitë të cilat duhet t’ja u kthejnë paratë qytetarëve. Vetëm gjatë vitit 2018 janë mbi 200 pasagjerë që kanë marrë 50 mijë euro nga kompanitë ajrore për shkak të vonesave. Në bazë të rregullores evropiane për çdo vonesë mbi 3 orë apo anulim, pasagjeri duhet të kompensohet me 250 euro.

Ndaj në çdo rast të vonesës së fluturimit duhet të ruani biletën me qëllim plotësimin e procedurës për efekt kompensimi. Sipas të dhënave nga Aviacioni Civil, pritet që në 2018 në Evropë me rritjen e numrit të pasagjerëve në mbi 1 miliardë, të kapet edhe një rekord i ri ku vonesat e fluturimeve vetëm për shkak të kapacitetit aktual të menaxhimit të trafikut ajror të arrijë në 14.3 milion minuta, e barabartë me plot 27 vjet./vizion +

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen