Brataj apel qytetarëve: Parandalimi është çelësi i fitimit ndaj COVID-19

Brataj apel qytetarëve: Parandalimi është çelësi i fitimit ndaj COVID-19

Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë sërish apel sot pas 117 të infektuarve dhe 6 viktimave nga COVID-19 gjatë 24 orëve. Mjeku ka dhënë rekomandimet për të gjithë ata që janë pozitivë, kanë apo jo shenja të koronavirusit, kanë simptoma apo trajtohen në banesë. Ai thotë se parandalimi është çelësi i fitimi të betejës dhe se duhet më shumë se kurrë bashkëpunimi.

Statusi i plotë nga Skënder Brataj:

Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!

Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!
Parandalimi është çelësi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.
Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që kërkon ndihmë mjekësore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që nuk je në asnjë nga situatat e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat! Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!
Qytetar shqiptar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.
Ruaj distancën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjienës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!

Dr.Skënder Brataj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 27/07/2020 21:43

    Ku ju mbushet mendja disa njerezve. Ende ka qe thone nuk ekziston dhe qeshin si debila duke tund koken. E keqja eshte qe ai qe mundohet te mbrohet e hane.

    Përgjigju
  • Ernest: 27/07/2020 21:19

    Faliminderit per kete shkrim te qart z.Brataj por shqiptaret jane popull i cuditshem,ju thua njerzeve te afert mos ma jep doren , mos me puth por ta kthejne ti qenke budalla.Ne fillimet e covidit specialistet kane dale me shume ne medja,sikur asht zbeh pak,mund te jete edhe lodhje.Jeni i mrekullushem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë