Deputeti Kreshnik Çollaku shprehu skepticizmin e tij për marrëveshjen për kodin zgjedhor mes PS dhe PD. Ndërkohë vlerësoi edhe me ironi Damian Gjiknurin pasi luajti me mjeshtëri sipas Çollakut. Më tej ai theksoi se tashmë parlamenti do të ketë 140 deputetë të emëruar.
'Bravo Damian e bërë tërmet prap. E kemi të kotë që bëjmë replikë me këta, nuk e kemi me këta. E kemi me veten. Ditë për të korrur çkemi mbjellë. Këta luajtën një lojë mjeshtërore. Damianit duhet ti ndërtoni një monument me mjeshtërinë për të cilën ndërtoi këtë operacion për mandatin e katërt. Ndodhi se opozita nga i pari tek i fundi, në vend që të bënim një betejë të shenjtë që do siguronte rotacionin, për të pranuar koalicion parazgjedhor. U morëm me sherret tona. Damiani luajti në mënyrë gjeniale, kur ne grindeshim se kush do drejtojë komisionin, Enkelejdi apo Oerdi. I thoshte Oerdit do e ulni pazarin se i kam gati votat.
Më besoni, ju dëgjoj që flitini për listat e hapura. Këtu do jeni 140 deputetët të emëruar. Dështimi i madh është që ne nuk arritëm ti marrim mazhorancës të organizojmë çdo zë opozitar në koalicion parazgjedhor. Kemi PD djathtas, PL majtas, kemi elektorat gri. E vetmja mundësi që çdo zë të organizohej do ishte koalicioni parazgjehdor. Nuk e bëmë për mosmarrëveshjet tona dhe për vullnetin e ktyre. Edi Rama e di duke dhënë koalicionin parazgjedhor, atë primin e deklaruar ta vidhte në mënyrë të padeklaruar.
Me 12 qarqe në mënyrë automatike humbim minimumi 1 mandat. E humbim, na ikën nga dora dhe këta e marrin. Kam respekt për Oerdin dhe besoj se e ka pasur të pamundur ta marrësh. Por çfarë kërkoj është si ka mundësi që të gjithë shprehemi kundër këtij kodi zgjedhor dhe si mund të mendojmë të japim votën pro. Këta nuk i kanë votat të bëjnë ndryshimet në kod, mungojnë pak vota por janë vota opozite. E ndërsa duhet të bashkohemi, sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi. A mund të bashkohemi bashkë dhe të votojmë kundër ndryshimeve dhe këta nuk mund ti votojnë. Ne e meritojmë për shkak të paaftësisë sonë për të gjetur një zë të përbashkët.'
Lajmi kryesor: