Brazil 2014, Italia jo kokë grupi

FIFA ka përcaktuar shortin për fazën e ‘play-off’-it në zonën e Evropës, por edhe jo vetëm, për të përcaktuar edhe ekipet e fundit që do të shkojnë në kampionatin botëror të Brazilit. Shorti do të hidhet në Zyrih, të hënën, më 21 tetor, ora 14:00.

Ekipet do të ndahen: Portugalia, Greqia, Kroacia e Ukraina në vazon e parë dhe Franca, Suedia, Rumania e Islanda në vazon e dytë. Italia ka paguar barazimin e marrë ndaj Armenisë, duke rënë me 4 pozicione dhe duke mbetur jashtë kokave të grupit që do të udhëheqin.

Shpërndarja e ekipeve në vazon e parë për shortin do të jetë: Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Belgjika e Zvicra. Nëse Uruguai i fiton ndeshjen “play-off” ndaj Jordanisë, ata do të jenë ekipi i fundit që do të futen në vazon e parë, ose nëse Jordania do të fitonte, do të bënte që Holanda  të futej si kokë grupi.

Shorti do të hidhet më 6 dhjetor për kampionatin botëror. 20 ekipe janë kualifikuar për në botëror. Ata janë Argjentina, Australia, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Anglia, Gjermania, Honduras, Irani, Italia, Japonia, Korea e Jugut, Holanda, Rusia, Spanja, Zvicra dhe SHBA.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, teologu në Report Tv: Kishte dashuri për Shqipërinë, punoi për dialogun ndërfetar, ishte njohës i mirë i politikës

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, teologu në Report Tv: Kishte dashuri për Shqipërinë, punoi për dialogun ndërfetar, ishte njohës i mirë i politikës