BRAZIL - Një hajdut në Brazil ka marrë një mësim që do ta mbajë mend për gjithë jetën. Pasi u kap duke vjedhur në një shtëpi nga vigjiluesit e zonës, i riu u rrah dhe u lidh këmbë e duar.

Më pas, siç mund të shihet edhe në pamjet filmike, hajduti u hodh mbi një fole milingonash Plumb të cilat janë dukshëm më të mëdha dhe të rrezikshme se ato që jemi mësuar të shohim në Shqipëri.

Në video mund të dëgjohet i riu teksa bërtet nga dhimbjet e pickimeve të insekteve. Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë ndodhi në hajdutin e ri më pas.

Vigjiluesit janë grupe banorësh të cilët ruajnë lagjen e tyre nga hajdutët dhe kriminelët. Vitin e fundit numri i tyre është gjithmonë e në rritje në vende si Brazili apo Meksika pasi shumica e tyre kanë humbur besimin në sistemin gjyqësor dhe tek forcat e rendit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)