Presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, mori pjesë sot, më ceremoninë e përurimit të pllakatës që do të vendoset pranë shtatores së Shën Terezës, në Rio de Janeiro të Brazilit. Pllakata u zbulua sot në kryeqytetin e Brazilit dhe do të vendoset pranë shtatorës së Shën Terezës, teksa statuja e kësaj të fundit, është vendosur një vit më parë përballë statujës së famshme të Krishtit.

Kjo shtatore, gdhendja e saj e deri tek dërgimi në Rio de Janeiro është mundësuar nga Presidenti i Kompanive Eurosig dhe Insig, Z.Morinaj, i cili u ftua në ceremoninë e përurimit të pllakatës nga Dioqeza e Rios, e krijuar enkas për nder të tij dhe të popullit shqiptar. Pllakata ku merrte pjesë biznesmeni shqiptar, Morinaj, u zbulua nga Kryepeshkopi i Dioqezës së Rio de Janeiro, Kardinali Orani João Tempesta (Orani Zhoao Tempesta), i cili falenderoi popullin shqiptar dhe veçanarisht Z.Morinaj për kontributin në realizimin e kësaj vepre në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Rio, përballë statujës së Krishtit.

Z.Morinaj u shpreh se ndihej i lumtur dhe i privilegjuar që ndodhej në këtë ceremoni, e cila sipas tij, është një vlerësim jovetëm për të, edhe si mik i Papa Françeskut, por për të gjithë popullin shqiptar. Morinaj deklaroi, se gjendet pranë shqiptarëve, për të lartësuar emrin tyre, pasi siç thuhet edhe në pllakatën që do të vendoset pranë bustit të Shën Terezës, është donacion nga shteti shqiptar.

Fjala e z. Kadri Morinaj në Rio de Janeiro
Ishte një ditë shumë e vecantë këtu në Rio de Janeiro dhe për katedralen Metropolitano. Kardinali do të vendoste pllakatën e nderit për mirënjohjen e popullit shqiptar për sjelljen e shtatores së Nënë Terezës këtu në katedrale. Ishte një ceremoni madhështore, ku mesha vazhdoi për tri orë në nder të nënë Terezës dhe popullit shqiptar. Pastaj u bë ceremonia e nderimit me pllakën e nderit, të cilën vetë Vatikani dhe katedralja Metropolitane e vendos në Portën e Kishës për nder të vendosjes së Shtatores Nënë Tereza.

Emcionet ishin shumë të vecanta, pasi ishte një ndjenjë e papërshkrujtshme. Falenderoj Kardinalin, Selinë e Shenjtë të Vatikanit, popullin e Rio de Janeiros për entuziazmin që i dhanë këtij manifestimi kaq të madh.

Statuja ka ardhur këtu vjet në muajin gusht, kur nisën lojrat olimpike. Është vendosur në prani të ministres së Arsimit, znj. Lindita Nikolla. Edhe atë ditë është bërë një meshë shumë e madhe për nder të ardhjes së statujës së Nënë Terezës, por ishte një ceremoni për t’i dhënë vlera të vecanta dhuratës që i bëri populli shqiptar kundrejt popullit të Rio de Janeiros, Vatikanit dhe katedrales Metropolitane.

Në pllakatën e nderit është specifikuar “Një mik special i Papa Franceskut dhuron në Rio de Janeiro Shtatoren e Nënë Terezës. Unë jam I besimit mysliman, por ju e dini se në Shqipëri nuk ka dallim feje. Feja e shqiptarit është shqiptaria. Prindërit e mi kanë shkuar mbi 12 herë në Mekë, por shqiptarët shquhen për harmoninë fetare. Unë jam I lumtur që kam sjellë shtatoren e bijës shqiptare, Nënë Terezës, e cila na bëri të njohur në të gjithë botën.

Në momentin kur Kardinali po lexonte pllakatën e popullit shqiptar dhe mua, e gjithë salla brohoriti dhe u ngrit në këmbë që zoti Morinaj është mik special I Papa Franceskut. Unë ndodhem para shtatores së Nënë Terezës dhe janë moment shumë rrënqethëse, pasi ajo ka ngritur duart dhe shikon drejt statujës së Krishtit këtu në Rio de Janeiro.

Pllakata është përgatitur për nder të popullit shqiptar dhe biznesmenit Kadri Morinaj. Ja çfarë çfarë shkruhet në pllakatën e zbuluar dje:

“STATUJA E TË SHENJTËS NËNË TËREZA TË KALKUTËS, ËSHTË NJË DONACION NGA SHTETI SHQIPTAR PËR POPULLIN E BRAZILIT. STATUJA U PUNUA NË TIRANË, SHQIPËRI, U TRANSPORTUA ME AVION PËR NË RIO DE JANEIRO! U VENDOS PËRBALLË KATEDRALES, FALË FINANCIMIT FISNIK TË BIZNESMENIT SHQIPTAR, Z.KADRI MORINA, I BESIMIT MUSLIMAN DHE MIK SPECIAL I PAPA FRANÇESKUT.

CEREMONIA E DORËZIMIT ËSHTË BËRË NË DATË 9 GUSHT 2016, NGA SUPERVIZORI I KATEDRALES, ORANI JOAO TEMPESTA DHE ME PREZENCËN E ZNJ. LINDITA NIKOLLA, MINISTRE E ARSIMIT NË SHQIPËRI, DR. NURI DOMI AMBASADOR I SHQIPËRISË NË BRAZIL DHE Z. KADRI MORINA ME FAMILJEN.

NËNË TEREZA OSE GONXHE BOJAXHIU (1910- 1997) ME ORIGJINË SHQIPTARE, U SHENJTËRUA NGA PAPA FRANCISKU ME DATË 4 SHTATOR 2016”.

SKULPTOR: THOMA THOMAI, TIRANË, SHQIPËRI

LARTËSIA: 2,2 METRA, PESHA: 800 KG

d.c./shqiptarja.com