BRAZIL- Një fetus 44-vjeçar është gjetur brenda trupit të një gruaje braziliane 84 vjeçe. Mjekët bënë zbulimin e jashtëzakonshëm të Premten e shkuar pasi pensionistja ishte shtruar në spital në Natividade, shteti Tocantins me dhimbje të mëdha stomaku dhe të përziera.
Mjekët, të cilët goditën me rreze X stomakun e zonjës u habitën kur panë një “bebe” të ngrirë 20 – 28 javësh brenda saj. Më pas ajo u transferua në Porto Nacional Hospital afër Palmas për më shumë teste.
G1 raporton se gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, iu tha mjekëve se ajo kishte mbetur shtatzënë 44 vjet më parë. Pasi përjetoi dhimbje torturuese ajo shkoi te një mjek popullor pasi në atë kohë, në fshatin e saj nuk kishte doktorë të përshtatshëm për këtë punë. Ai i dha asaj ilaç i cili thuajse menjëherë e bëri gruan të ndihet mirë.
"Barku i saj nuk u rrit më, fëmija ndali së lëvizuri dhe ajo mendoi se kishte abortuar,"- tha gjinekologia e Porto Nacional, Gesneria Saraiva Kratka.
Megjithatë, pavarësisht vdekjes së fetusit, Saraiva Kratka tha se brenda saj mbeti sërish gruaja që ishte, pa ndjerës dhimbje e asnjë shqetësim për gati katër dekada.
“Përmes ‘ultrasound’-it ishte e pamundur të shihej fetusi, shtoi Dr Kratka, duke thënë: 'Ne e pamë atë me rreze X. Ishte e mundur të shihnim fytyrën, kockat e krahëve, të këmbëve, brinjët dhe shpinën”.
Gruaja u tha mjekëve se nuk kishte për qëllim të hiqte fetusin. Por Dr Kratka tha se po shpresonte që gruaja të ndërronte mendje me qëllim që të parandalonte komplikimet e mëtejshme të shëndetit në të ardhmen. “Është supernatyrale, por ajo nuk ka pasur ndonjë komplikacion,” shtoi ajo.
"Ne po provojmë disa teste të reja, skanime për të parë më shumë detaje dhe më pas do të flasim me të afërmit e saj të shohim nëse do të na lejojnë ta operojmë.”
Në Dhjetor, një grua kolumbiane që vuante nga dhimbje stomaku u zbulua që kishte një fetus 40-vjeçar brenda saj. 82-vjeçarja nga Bogota, kishte atë çfarë është e njohur si 'lithopedion', apo bebe të ngurtë, që ndodh atëherë kur fëmija i palindur zhvillohet jashtë mitrës. Por skanimet zbuluan ‘lithopedion’, ku fetusi u kalcifikua. Janë më pak se 300 raste të tilla të raportuar në literaturën mjekësore.
Në 2009, një grua kineze 92-vjeçare u gjet se kishte një “bebe të ngurtë” 60 vjeçar brenda saj. Rasti i parë i raportuar i ‘lithopedion’ ishte Madame Colombe Chatri, një grua franceze 68-vjeçare. Një autopsi pas vdekjes së saj në 1582 zbuloi se ajo e kishte mbajtur foshnjën e saj tërësisht të zhvilluar brenda trupi të vet për 28 vjet.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com