Brazil/ Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës arrin në nivelin më të lartë në më shumë se 15 vite

Brazil/ Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës arrin në nivelin më të lartë në më shumë se 15 vite

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare. Një raport i agjencisë braziliane të kërkimit hapësinor (Inpe) zbuloi se shpyllëzimi u rrit me 22% në një vit. Brazili ishte në mesin e një numri kombesh që premtuan t'i jepnin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030 gjatë samitit të klimës COP26.

Amazona është shtëpia e rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve, dhe një milion njerëz indigjenë. Është një 'depo' jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Ministri i Mjedisit Joaquim Leite tha se të dhënat përfaqësojnë një "sfidë" dhe tha "ne duhet të jemi më të fortë në lidhje me këto krime".

Ai shtoi se të dhënat “nuk pasqyrojnë saktësisht situatën në muajt e fundit”.

Shpyllëzimi i Amazonës është rritur nën duhëheqjen e Presidentit Jair Bolsonaro i cili ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minerare në pyjet e shiut.

Ai gjithashtu është përplasur me Inpe në të kaluarën, duke akuzuar agjencinë në vitin 2019 për njollosjen e reputacionit të Brazilit.

Por në konferencën e klimës së nëntorit në Glasgow, Brazili ishte në mesin e një numri kombesh që nënshkroi një marrëveshje të madhe për t'i dhënë fund shpyllëzimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja