Të paktën 57 të burgosur kanë vdekur pas trazirave të mëdha që shpërthyen në brendësi të burgut Altamira në shtetin brazilian të Parà.

Anëtarët e dy bandave rivale, rreth orës 7 të mëngjesit, hynë në konflikt me njëra tjetrën dhe u bënë protagonistë të një beteje të vërtetë që zgjati më shumë se 5 orë.

Sipas njoftimeve të medias lokale, 16 kufomave iu janë prerë kokat.

Dy roje burgu, të cilët ishin marrë peng, u lanë të lirë.

Një blloku ndërtesash i’u është vënë zjarri, dhe shumë nga të burgosurit vdiqën nga asfiksia

Njësia e burgut Altamira ka një kapacitet prej 200 vendesh por aktualisht aty vuajnë dënimin 311 të burgosur.

Dhuna në burgjet braziliane nuk është e pazakontë. Brazili renditet i treti në botë për numrin e madh të burgjeve, me rreth 700,000 të burgosur.

Masakra e burgut të Altamira-s është e dytë masakër e rëndë në burgjet braziliane për vitin 2019.

Në muajin maj, 55 të burgosur u vranë në katër burgje të ndryshëm të Manaus, zemra e shtetit Amazonas.