Brazil, vret një vajzë të vogël dhe e fut trupin në një qese plastike, arrestohet pas 11 vjetësh falë ADN-së (FOTO)

Brazil, vret një vajzë të vogël dhe e fut trupin në një qese plastike, arrestohet pas 11 vjetësh falë ADN-së (FOTO)

Një burrë i dyshuar për vrasjen brutale të një fëmije 11 vjet më parë në Curitiba, kryeqyteti i një prej shteteve jugore të Brazilit, Paraná, është identifikuar falë ADN-së.

Gazeta do Povo’ është ajo që ka bërë të ditur lajmin makabër.

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike Sergio Moro, i lejoi policisë civile të Shtetit akses në Bankën kombëtare të ADN-së, për të përfunduar një hetim shumë të gjatë dhe të lodhshëm, i cili dukej i destinuar të dështonte.

Trupi i Rachel Genofre, në moshën 9 vjeç, u gjet në një qese të zezë plastike në stacionin e autobusëve Curitiba më 5 nëntor të vitit 2008, disa ditë pasi ajo u zhduk në shkollë.

Analiza e materialit gjenetik ishte 100% i pajtueshëm me të akuzuarin, duke vërtetuar se Carlos Eduardo dos Santos, 54 vjeç, është autori i krimit.

I akuzuari është arrestuar dhe dërguar në burgun Sorocaba në shtetin e São Paulo.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë