Zjarrvënësi i pyjeve të Amazonës, Bolsonaro, zyrtarisht i hetuar për vrasjen e një ish parlamentare.
Presidenti brazilit Jair Bolsonaro, i akuzuar si zjarrënësi i pyjeve të Amazonës, tani po hetohet për vrasjen një ish parlamentare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut Marielle Franco.
Marielle Franco për vite me radhë kishte denoncuar vrasjet e shumta në lagjet e varfëra të Rio De Janeiro nga skuadrat e vdekjes të përbëra nga ish-policë dhe agjentë në detyrë të policisë ushtarake, në kohën kur Bolsonaro ishte deputet.

Kjo është hera e parë që zyrtarë të lartë në Brazil përfundojnë në dokumentet e dosjeve për çështje që kanë tronditur vendin.
Bolsonaro tani është në alarm. Ai tha se 'tani po bëhet gjithçka për të diskredituar mua dhe vendin tim".
/Shqiptarja.com
Komente

