Brazili do të luajë sonte ndeshjen e dytë në grupin A përballë ekipit të Meksikës të vlefshme për Kupën e Konfederatave.
Aktualisht Brazili dhe Italia në këtë grup kanë nga tre pikë, ndërsa Meksika dhe Japonia akoma nuk e kanë bërë sefte. Në prag të ndeshjes trajneri i ‘Selecaos’ shprehet se”
Nuk e kam idenë sesi do të luajë Meksika, por ndoshta fakti që do të jetë përballë Brazilit do ti motovojë më shumë. Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë, sepse fitorja në këtë ndeshje na jep kualifikimin. Ne duhet të përmirësohemi më shumë,
nëse duam të arrijmë nivelin e skuadrave të mëdha që marrin pjesë në Kupën e Botës” deklaron Skolari.
Ndërsa Prandeli do të ketë përballë Japoninë e Zakeronit. Nëse Italia bën një hap fals, ndeshja e fundit me Brazilin do të jetë shumë interesante, pasi do të duhej të luftonte për kualifikim, kjo duke marrë të mirëqenë faktin se Brazili do të kalojë me lehtë Meksikën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com