Tripleta e Neymar, Fernandinho dhe Oscar i kanë dhënë fitoren ekipit të Brazilit me rezultatin e thellë 0-5 përballë Afrikës së Jugut, që festonte 20 vjetorin e lirimit nga burgu të Nelson Mandelës.
Ekipi i Skolarit tregoi supermacinë në fushë duke treguar edhe njëherë që loja sa vjen edhe forcohet kur duhen edhe 100 ditë nga Botërori. Ndërsa Rumania ka ndalur Argjentinën në shtëpi me rezultatin e bardhë 0-0.
Mungesa e golave ka rihapur edhe njëherë debatin për grumbullimin e Tevez, i cili nuk është në listën e të pëlqyerve të trajnerit Sabella.
Rusia ka fituar përballë ekipit të Armenisë me rezultatin 2-0, ndërsa Anglia me shifrat minimale 1-0 Danimarkën me golin e Sturrige. Ukraina ka mundur ekipin e SHBA 2-0. Franca ka mposhtuar Holandën 2-0 me golat e Benzemasë dhe Matuidisë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com