TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, njëkohësisht Komandant i Komandës së Sh.B.A.-ve në Evropë, Gjeneralin Philip Breedlove.
Gjatë takimit Gjenerali Breedlove shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në një vend anëtar të NATO-s dhe uroi për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, një tjetër arritje e Shqipërisë, pas anëtarësimit në Aleancë.
Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura, të cilat qëndrojnë sot krenare përkrah Aleancës dhe partnerëve strategjikë në misionet paqeruajtëse në botë dhe në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti garantoi në cilësinë e tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, se Shqipëria do të vazhdojë të jetë përkrah kudo që të jetë i nevojshëm dhe të kërkohet kontributi i saj.
Takimi i Presidentit Nishani me Breedlove u përqendrua në rolin që NATO luan në rajon, veçanërisht në Kosovë, dhe u ra dakord mbi domosdoshmërinë e vazhdimësisë së prezencës atje nëpërmjet KFOR.
Nishani u shpreh gjithashtu se do të mbështesë plotësisht angazhimin e qeverisë për rritjen e buxhetit për mbrojtjen, dhe reformimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën në Ukrainë, Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uells, si dhe mbi kërcënimet e sigurisë që vijnë nga zhvillimet në Irak dhe Siri.
Gjenerali Breedlove falënderoi edhe një herë për rolin që Shqipëria luan përkrah aleatëve në Operacionin ISAF në Afganistan dhe atij që e pason atë pas vitit 2014, “Resolute Support Mission”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com