Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja

Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja

Plazhi i Gjipesë

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Kanioni nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jalë dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.

Disa thonë që e ka marrë emrin “Gjipe” nga përcaktimi si  “Gjiri i Perëndive”, por gojëdhënat gjithmonë kanë vend për diskutim. Vërtet është një vend përrallor që të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë. Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur.

Çdo fundjavë grupe të ndryshme vizitorësh, nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë, turistë të huaj nisen drejt këtij vendi befasues kundrejt çmimeve konkuruese dhe një udhëtimi komod. Gjipea është njëri prej perlave detare të jugut./ata

( Plazhi i Gjipesë) 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT