Ndeshja në Air Albania u zhbllokua fillimisht nga bardheblutë të cilët luftojnë për mbiejtesë, ndërsa ‘nëndetësja’ e Ilir Dajës barazoi me Malomon. Në minutat e fundit Dinamo humbi rastin e artë për të fituar, teksa Dejvi Bregu gaboi penalltinë.
Fitore të rëndësishme siguroi Elbasani. Verdheblutë që luftojnë për titull përmbysën 1-2 në minutën e 95 Teutën, duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 që Vllaznia kryesuese mori në Vorë. Dy skuadrat tashmë i ndan vetëm 1 pikë, ndërsa befasi ishte edhe disfata 0-2 që Egnatia pësoi në shtëpi nga Flamurtari i vendit të fundit. Java e 32 e Superligës do të mbyllet të dielën me duelin Partizani-Bylis.
Komente








