Shpallet lista me kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e intervistës për drejtues të shërbimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës, sipas shërbimeve përkatëse, ku në garë janë:

1    Shërbimi i Anestezi Reanimacionit  Krenar Lilaj
2    Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike      Donjeta Bali
3    Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike     Diamant Shtiza
4    Shërbimi i Alergologjisë    Mehmet Hoxha
5    Shërbimi i Dermatologjisë     Monika Fida
6    Shërbimi i Toksikologjisë Klinike      Irena Marko / Gentian Vyshka
7    Shërbimi i Neurologjisë               Ilirjana Zekaj
8    Shërbimi i Onkologjisë      Helidon Nina
9    Shërbimi i Reumatologjisë     Artur Zoto

Gjatë intervistës, kandidatët paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme.

Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit.

Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore.