“Çelja e negociatave nuk i takon Shqipërisë. Shqipëria duhet të performojë, të zbatojë detyrimet pastaj vendimi merret mes komisionit evropian dhe vendeve anëtare. Në raste se vendet anëtare do ta konsiderojnë të mjaftueshëm progresin e Shqipërisë me kryerjen e dy reformave të mëdha me atë të drejtësisë dhe të dekriminalizimit. Sigurisht duke pasur informacionin e saktë dhe bindës për luftën ndaj krimit dhe luftën ndaj korrupsionit, kjo gjë mund ta bëjë të mundur një propozim vitin tjetër. Çdo gjë varet në dorën tonë pra plotësimi i detyrimeve dhe prioriteteve sipas kutit të vendosur në Bruksel jo sipas asaj që raporton qeveria shqiptare për plotësimin e 5 prioriteteve. Në rast se do të vlerësohen se ka progres nuk ka pse mos ketë proces për hapjen e negociatave në vitit e ardhshëm, kjo nuk varet nga pala shqiptare, vendimin e merr pala evropiane. Por mos harroni që edhe sikur komisioni të bëj një propozim ne tetor i takon KiE në fund të dhjetorit që ta miratojë, por rrallë ka ndodhur që para një procesi zgjedhor , në 2017 janë zgjedhjet parlamentare, janë zgjedhjet e presidentit që janë përpara zgjedhjeve parlamentare Këshilli Europian të ketë dhënë një mendim. Megjithatë kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet sot ajo që duhet të bëjmë ne të ketë vëmendje më të madhe në zbatimin e detyrimeve , të ketë një vëmendje dhe respekt të plotë ndaj administratës publike dhe kur të plotësohen këto atëherë është gati procesi”, tha Bregu.
Ky progres raportit i cili pritet të dalë këto ditë nga Komisioni Europian për Bregun nuk do të jetë i “lajmeve të mëdha”. Këtë ish-ministrja e Integrimit e lidh me faktin se pavarësisht se qeveria deklaronte se ishte fare pranë përmbushjes së detyrimeve nuk arriti t’i plotësojë ato.
“Nuk di se ca do të ketë progres raporti mënyrat se si do të përkufizojë reformat progresin apo sipas metodologjisë së re të krasueshmërisë në vendet e tjera, se në cilën fazë e konsideron procesin në Shqipëri dhe ecurinë e reformave gjatë këtij viti. Ajo që di të sigurt, ky nuk do të jetë një progres raport i lajmeve të mëdha, pra ajo që qeveria pretendonte të paktën nga pranvera e këtij viti se do të plotësonte të gjitha detyrimet për çeljen e negociatave brenda vjeshtës së këtij viti ka qenë një deklaratë e përsëritur e ministres së Integrimit dhe një deklaratë e fortë e kryeministrit në dialogun e fundit të nivelit të lartë në sytë e komisionarit Hann. Pra kjo gjë nuk do të ndodhë. Progres raporti i cili do të publikohet nuk do të propozojë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Që do të thotë se nuk do të certifikojë dot se plotësimi i 5 prioriteteve të cilat konsideroheshin si kusht për hapjen e negociatave pavarësisht deklaratave për plotësimet 70-80-90 % të detyrimeve të udhërrëfyesit të cilat i kemi dëgjuar të rriten në mënyrë progresive nga qeveria gjatë këtyre muajve nuk do të ndodhë. Në pritshmërinë time nuk kam pritur që të ndodhte hapja e negociatave gjatë këtij viti nëse nuk do të bëja një krahasim si progres raporti që do të jetë me dy qasjeve asaj të qeverisë dhe qasjes me këmbë në tokë, asaj tonës, unë nuk kam pritur që të kishte hapje negociatash këtë vit. Sigurisht qeverisë i takon të ketë një sens vetë ndërgjegjësimi për sa kohë ballafaqimi e plotësimit të detyrimeve e bën thuajse të përmuajshme me palën evropiane. Ngjarje të cilat nuk arritën ata certifikonin Shqipërinë për hapjen e negociatave gjatë këtij viti sigurisht kanë të bëjnë nga mosrealizimi nga reforma e cila u nis si një dakordësi parlamentare ajo e dekriminalizimit, zgjedhjet lokale problematikat të cilat në raport do të jenë prezent në të njëjtën gjuhë si raporti i OSBE/ODHIR-t, si dhe mungesa e reformës në drejtësi. Unë nuk kam pasur pritshmëri që reforma në drejtësi do të kryhet dhe do të përfundojë. Në rast se do t’i besonim deklaratave të qeverisë nisur nga shtatori, nëntori, marsi, shtatori i 2013-2014 ku në çdo takim deklarohet se reforma në drejtësi po ecte dhe se tashëm ishte gati strategjia por sot duhet të pyesim pse nuk u realizua. Por për sa kohë që ne i dinim problematikat që pati reforma në drejtësi edhe fakti për të mbërrituir në fillesat e një kompromisi të përbashkët ku edhe opozita të ishte prezente në këtë reformë”, u shpreh deputetja demokrate.
Bregu tregohet skeptike edhe për miratimin e reformës në drejtësi e cila sipas saj nuk do të ndodh këtë vit por vitin e ardhshëm .
“Jam e bindur që edhe qeveria nuk pret kryerjen e reformës së drejtësisë në drejtësi në këtë fundvit, është shumë afër procesi i dekriminalizimit, besoj përmbyllja për marrëveshjen e dekjriminalizimit. Forcimi i toneve nga partnerët ndërkombëtarë ka bërë punën e tyre edhe në këtë rast unë pres dhe shpresoj që të mbyllet ky proces i cili është një ndër proceset më të rëndësishme je sepse ishte më i vështirë për tu kryer, por për shkak se përballet morali politik me realitetin dhe këtu qëndron vështirësia më e madhe e politikës shqiptare. Me mbylljen e procesit të dekriminalizimit reforma në drejtësi nuk ka shanse të mbyllet gjatë këtij viti komisioni i Venecias do të japë vendimin dhe do të përcaktojë një linjë të dakordësimit të opozitës dhe të mazhorancës ndoshta nga fundi i dhjetorit të këtij viti apo fillimi i vitit tjetër, që do të thotë që deri në miratimin e plotë të vitit tjetër do të zgjasë deri në qershorin e vitit tjetër”, shtoi ajo.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit njëherësh deputetja e Partisë Demokratike ka siguruar se e djathta do të jap gjithë mbështetjen që Shqipëria të eci përpara me procesin e integrimit.
“Kjo opozitë që në ditën e parë ka mbështetur çdo proces që e çon Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit në BE. Propozimet kryesore për këtë proces nga rezoluta e përbashkët e votuar në parlament për të shprehur vullnetin për integrimin nga hartimi i ligjit të ri për mbikëqyrjen e për procesin e të integrimit i cili është nën konsensus nga anëtarët të Komisionit të Integrimit. Nga krijimi i një atmosfere e cila edhe legjislative ka qenë por procesit të rëndësishëm pjesëmarja e reformës në drejtësi e cila është reforma më e madhe në vend. Gjitha këto kanë pasur mbështetjen e opozitës. Kjo nuk është sakrificë që të mështesësh reformat në të cilat ka nevojë Shqipëria në rrugën e integrimit në BE. Nuk ka ndodhur dhe as ka për të ndodhur që të ketë bllokim ashtu siç ka bërë kjo mazhorancë kur ishte në opozitë”, theksoi Bregu.
Një nga prioritetet është e drejta e pronës, normalisht qeveria ka ndërmarrë për të bërë reformën e pronës ju si opozitë keni detyrën të monitoroni punën e qeverisë ,a do të jetë penalizuese kjo reformë për procesin e integrimit a do të bëhet kjo pengesë siç është reforma në drejtësi ?
Bregu: Pjesa e të drejtës së pronës nuk është e përkufizuar më vete por është tek pjesa e të drejtave të njeriut. Strategjia për zgjidhjen e problematikave të pronës është e mirëpritur por nga strategjia deri në hartimin e pikave të saj ka problematika. Cështja e pronës ka prezantuar Shqipërinë jo mirë në pak raste pasi ka pasur procese gjyqësore të cilat kanë përfunduar në Strasburg ku pikërisht pala shqiptare ka humbur. Një çështje që është e trashëguar prej shumë vitesh dhe nuk ka njohur zgjidhje çdo proces i cili pengohet dhe tregon që një vend nuk është në gjendje të zbatojë kriteret të cilat janë kritere dhe standarde europiane bëhen penalizuese për ecjen përpara të vendit por nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin e pronës ka të bëjë më sigurinë juridike, me sigurinë e biznesit ka të bëjë me sigurinë e pronës. Pra janë procese të lidhura dhe reforma në drejtësi mund të orientojë drejt zgjidhjeve të tjera e cila mund të zgjidhe konfliktet e pronësisë, apo konflikte civile konflikte të korrupsionit apo raste të krimit të organizuar dhe kështu me radhë”, përfundoi intervistën për Report TV ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)