Pra, pavarësisht nga ato çfarë thotë opozita, u theksua dje përsëri nga komisioneri për Zgjerim dhe ministrja irlandeze, se ishte mëkat që konsensusi politik u ndërpre atëherë kur duhet të votoheshin 3 ligjet. Nuk besoj se ka qytetar shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë, sikurse nuk besoj se ka pseudoalenaca politike që nuk e kanë të qartë këtë”, tha Bregu.
Në një prononcim për mediat, Bregu tha se, pseudoaleanca e majtë nuk është aspak fituese përmes kësaj rruge që ka zgjedhur. “E vetmja gjë që bën Edi Rama është të vendosë prioritetin partiak mbi atë të Shqipërisë evropiane. Sikurse bën edhe sot. Ky kryetar partie po nuk bllokoi, nuk e shtyn dot jetën e tij politike. Të njëjtën gjë që po bën edhe me KQZ-në.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)