Brenda 1 ore, tre aksidente me
dy të vdekur në Tiranë e Durrës

Brenda 1 ore, tre aksidente me<br />dy të vdekur në Tiranë e Durrës
TIRANË - Brenda 1 ore, tre aksidente kanë ndodhur në Tiranë e Durrës, fatkeqësisht me dy persona të vdekur, e disa të lënduar. Siç mësohet aksidenti i parë ka ndodhur në kthesën e Sharrës, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motorri i cili kishte marrë plagë të rënda.

Mësohet se ai kishte marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Por nga plagët e marra, ai ka ndërruar jetë. Ai është Ardit Lamaj, 25 vjeç.

Disa minuta më vonë një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë. Rreth orës 16.30 minuta ka ndodhur aksidenti i dytë me vdekje, këtë rradhë në Qafë Kashar, në kthesën ku ndahet rruga e Rinasit me autostradën.

Sipas të dhënave nga policia, viktimë e këtij aksidenti është një 55-vjeçar i cili është përplasur nga një makinë “Ford Galaxy” me targa AA 314 CX, që drejtohej nga Adriatik Shabani. Mjeti 6+1 vende udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Tiranës.

Trupi i viktimës ka mbetur në vendin e ngjarjes për rreth 30 minuta deri kur ka ardhur ambulanca për të çuar trupin në morgun e spitalit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë që kanë nisur hetimet.

Ndërkaq në Durrës, treni ka marrë përpara një fuoristradë. Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, nga përplasja janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në momentin kur makina ka qenë duke kaluar shinat. Aksidenti ka ndodhur në Shkozet dhe të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?