Historia e tij u denoncua pasditen e së martës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, nga kushëriri i tij Panajot Alushi. Gjatë transmetimit live mbërritën shumë informacione nga qytetarë të cilët dhanë vendodhjen e saktë të Maradonës, i cili u gjet në qytetin e Kavajës. Lajmin e mirë e përcolli live këtë të mërkurë po kushëriri i tij, Panajoti.
Dua të falenderoj qytetarin që na dha informacionin e saktë për në Kavajë. Banorët e kishin ndihmuar Maradonën në veshmbathje dhe ushqime. Tani gjendja e tij është stabilizuar, pasi ne e dërguam edhe në spital, ku ka marrë mjekimin dhe është më mirë. Ju falenderoj shumë juve si staf dhe gjithë qytetarët që na ndihmuan duke dhënë informacionin e saktë
I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor që prej vitit 2013. Sipas familjarëve kjo ishte hera e dytë që 29-vjecari largohej nga shtëpia.