Dua Lipa festoi me miqtë deri në orën 6 të mëngjesit në natën e tretë të dasmës së saj në Siçili, pasi Elton John këndoi dhe luajti në piano gjatë dasmës së saj me Callum Turner

Këngëtarja veshi dy fustane gjatë mbrëmjes, të dy besohet se janë dizajnuar nga Donatella Versace, raporton The Sun. Të dy fustanet ishin të bardhë dhe të gjatë.

Të ftuarit u përlotën gjatë një momenti tepër emocionues kur Sir Elton John i kushtoi një serenatë Duas duke luajtur në piano dhe duke kënduar “Your Song”.

Darka përfshinte sallatë katalanase me karavidhe, ton dhe makarona me karavidhe. Ëmbëlsira ishte tipike siçiliane, cannoli.

Mësohet se Dua eci drejt altarit e shoqëruar nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

Në dasmë mori pjesë edhe këngëtari kosovaro-shqiptar Besnik Qaka dhe grupi i tij të cilët performuan gjatë mbrëmjes. Sipas raportimeve, s’kanë munguar as traditat e vallet shqiptare, ndërsa babai i Duas, dhe e ëma, Anesa, kanë kërcyer gjithë kohën.

Një spektakël fishekzjarrësh që zgjati dhjetë minuta mahniti 200 të ftuarit në orën 23:30, përpara se të zhvendoseshin brenda Villa Valguarnera për festën e natës. DJ-të luajtën muzikë të ndryshme, ndërsa sipas disa videove të shpërndara në TiKTok, nuk munguan as këngët e vetë Lipës.

I gjithë stafi nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti dhe dorëzuan telefonat në orën 11 të mëngjesit, të cilët iu kthyen vetëm kur u larguan në orët e para të mëngjesit.

Gjatë ceremonisë, të ftuarit morën si dhuratë shami të bardha të qëndisura me dorë me mbishkrimin “Stay Mad ëith Me Forever” në ngjyrë të kuqe. Ata morën gjithashtu çanta të bardha pambuku me inicialet “D dhe C” të kuqe, të mbushura me letra me ngjyra.

Mes të ftuarve VIP në Sicili ishin aktori britanik Joe Alëyn, aktorja amerikane Grace Gummer me bashkëshortin e saj DJ Mark Ronson, si dhe ylli i pop-it Charli XCX me bashkëshortin e saj George Daniel, bateristin e grupit The 1975.

Mësohet se disa prej të ftuarve nënshkruan marrëveshje konfidencialiteti për të mbrojtur privatësinë e dasmës treditore që nisi të premten.

3/7