BRITANI E MADHE- Plot 2676 shqiptarë janë arrestuar gjatë këtij viti nga policia britanike. Shifrat janë bërë publike nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila ka përgatitur një raport për shqiptarët që janë arrestuar për posedim të drogërave, sulme të dhunshme, krime seksuale dhe kërcënime për vrasje.
Pothuajse gjysma e arrestimeve kanë ndodhur në Londër, ku numri i shqiptarëve të arrestuar u rrit me tetë përqind për gjatë dy viteve të fundit.
Statistikat tregojnë që tetë përqind të shtetasve të huaj pas hekurave janë shtetas shqiptarë.
"Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi me të cilin duhet të përballemi nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,- thuhet në raportin e NCA-së.
Jane krejtesisht injorant,hajdut e pa zanat e cfar jane ne gjendje te punojne?Puna me e dashur eshte vjedhja e trafikimi droges.Deri tani jane ne burgjet angleze 30% e shqiptareve,nefund te ketij viti kjo shifer do jete jo me pak se 65-70%
Përgjigju