I akuzuari për vrasjen e 49 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re është paraqitur në gjykatë dhe do të mbahet i arrestuar. Ai do të paraqitet përsëri në gjykatë me 5 prill ku do të paraqitet përsëri pë të marrë dënimin.
28-vjeçari Brenton Harrison Tarrant u paraqit në gjykatë mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale.
Në pranga dhe i veshur me veshjet e burgut ai u paraqit për tre minuta ku nuk shfaqi pendesë. 28-vjeçari akuzohet për sulme me armë zjarri me pasojë vdekjen e 50 personave por gjykatësi u shpreh se do të kishte më shumë akuza për të.