Breshani: U ndoqën procedura të
veçanta për sigurimin e veprave të Mios
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është marrë me procedurat paraprake dhe sipas VKM-së, do të kryejë procedurën e monitorimit dhe regjistrimin e lëvizjes së veprave.
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është marrë me procedurat paraprake dhe sipas VKM-së, do të kryejë procedurën e monitorimit dhe regjistrimin e lëvizjes së veprave. Sipas kësaj VK-je “ngarkohet Migena Hajdari, përfaqësuese me prokurë të posaçme me nr.689 rep., nr.571 Kol., të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë vendim.” Silva Breshani ka theksuar se para këtij vendimi anëtarët e Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit të Pasurive Kulturore në pronësi private kanë nisur takimet për të shqyrtuar kërkesën me Rozeta Mion, vajzën e Vangjush Mios mbi vlerësimin e veprave të autorit për miratimin e lejes nga Ministria e Kulturës për lëvizjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me rastin e hapjes së ekspozitës në Venecia.
Intervista
Zonja Breshani, mësuam për udhëtimin e pikturave të Vangjush Mios drejt Venecias. Do të ketë ndonjë gjë të veçantë. Si do të organizohet udhëtimi i kësaj ekspozite?
-Do të vijë kuratorja nesër (sot). Priet të vijë nga Italia , dhe ne kemi gati të gjithë dokumentacionin dhe kemi bërë vetëm procedurat që lidhen me udhëtimin me të gjithë dokumnetacionin e nevojshmë për trashëgiminë kulturore jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa lidhur me ekspozitën e përmbajtne e saj, nuk mund të them më shumë, sepse merret konkretisht kuratorja me përmbajtjen e saj.
Pra, janë zgjedhur 11 piktura për eskpozitën në Venecia, cilat janë ato?
-Jo janë 74 objekte që do të shkojnë për ekspozitën në Venecia. Por 11 vepra kanë dalë me Vendim të Këshillit të Ministrave, sepse në bazë të ligjit janë përcaktuar nga komisioni i vlerësimit me vlera të veçanta dhe një objektë është me vlera unikale. Ndërsa pjesa tjetër del me Udhërin e Ministrit. Pra ka dy praktikë të ndjekura. Ka një komision vlerësimi të ndjekur në bazë të ligjit për trashëgiminë që mbledh qendra e inventarizimit, pasi është bërë procedura e shqyrtimit të githë dokumentacionit nga anëtarët e komisionit dhe që është dakordësia në parim. Por ka një procedurë që objektet me vlera muzeale ku ndiqet praktika e aprovimit nga Ministri i Kulturës, ndërsa objeket me vlera të veçanta me urdhër të ministrit, ndërsa me vlera të veçanta ndjekim praktikën e aprovimit nga Këshilli i Ministrave.
Është dhënë vendimi nga ministrja?
-Urdhëri i ministres patjetër që ka dalë dhe pritet që të kalojë në Qendrën e Inventarizimit.
Sa piktura të Mios janë regjistruar në këtë qendër?
Po të marrësh të regjistruara janë më qindra objekte të Mios, nga Galeria e Arteve, Muzeu i Korçës, nga koleksionet private e koleksioni familjar e më gjerë. Nuk mund të nxitohem për një informacion të saktë, se duhen parë me kujdes të dhënat dhe duan kohë për t’i llogaritur në të gjitha isntitucionet.
Çështja e veprave të Mios është një “dosje e hapur” për shkak të zhdukjes së tyre nga Muzeu i Korçës në 2012-n, çfarë është bërë për gjetjen e tyre?
-Humbja e tyre është e ditur që janë marrë dhe që janë marrë nga një galeri shterërore. Ato kanë kaluar në procedurën e kërkimit ndërkombëtar. Veprat kanë të gjitha shenjat që mund të konstatohen. Por kjo, s’do të thotë që të mos qarkullojnë veprat e Mios në Galeritë Botërore. Është e drejta e çdo trashëgimie të promovohet, por konform rregullave, dhe është proceduar me të gjitha, me doganat, përfaqësitë gjyqësore dhe çfarë parashikohet në ligj.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1441
Lajme të tjera
-
Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh
4 Maj, 18:13
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj, 18:04
-
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane për vitin 2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues
4 Maj, 18:03
-
VIDEOLAJM/ ‘Drini’ dhe ‘Buna’, turistët shijojnë ‘magjinë’ e liqenit të Shkodrës me dy varkat turistike
4 Maj, 17:58
-
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 17:48
-
Bie fluksi në Kapshticë, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje
4 Maj, 17:44
-
Rama mbledh të martën deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa
4 Maj, 17:39
-
Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe
4 Maj, 17:22
-
Inaugurohet godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet për një program të madh asistence me donatorë të huaj
4 Maj, 17:16
-
Përveç Zelenskyt, Rusia shpall në kërkim edhe ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko
4 Maj, 17:08
-
Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas
4 Maj, 16:56
-
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti
4 Maj, 16:54