KURBIN-Lëvizja dhe jeta e breshkave detare nën ujë tashmë është e mundur që të vëzhgohet nëpërmjet transmetuesve satelitorë, të cilët janë vendosur në bregdetin e Patokut në Kurbin.

Kjo falë projektit "NETCET" që po realizohet në të gjitha vendet që lagen nga deti Adriatik, teksa është bërë e mundur vendosja e këtyre pajisjeve satelitore, të cilat do të sigurojnë të dhëna të rëndësishme në lidhje me lëvizjen e këtyre gjallesave.

Në ceremoninë e lëshimit të dy breshkave “Chelonia” në bregdetin e Patokut kanë marrë pjesë bilogë nga vende të ndryshme të botës, të cilët merren me studiumin e këtyre breshkave dhe janë bërë pjesë e këtij projekti.

Profesori, Idriz Haxhia ,i cili merret prej vitesh me studimin e këtyre gjallesave është shprehur lidhja satelitore e këtyre breshkave për të parë lëvizjet e tyre është një risi për vendin tonë. 
 
Këto transmetues satelitor, të cilët janë vendosur në bregdetin e Patokut do të ndihmojnë për të parë lëvizjen e këtyre gjallesave për një periudhë tre vjeçare, ndërsa do të ndihmojnë biologët për të ditur më shumë për jetën e këtyre specieve nën ujë.

Bregdeti i Patokut në Kurbin njihet si një zonë ku lëvizin shumë breshka të veçanta duke sjellë mjaft surpriza edhe për vetë biologët të cilët merren me studimin e tyre.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)