Brexit, Boris Johnson i paparashikueshëm, do të mbyllë Parlamentin deri në 15 Tetor! Mbretëresha e përfshirë (VIDEO)

Thashetheme tërheqëse po qarkullojnë në Londër.

Sot Kryeministri britanik Boris Johnson është i gatshëm të përdorë një "zgjidhje bërthamore" për Brexit, duke tërhequr në planin e tij edhe Mbretëreshën Elizabetë, duke i propozuar të shtyjë fjalimin për në mes të muajit të ardhshëm, duke neutralizuar në një fare mënyre kundërshtarët e Brexit, të cilët nuk do të kishin kohë të ndalnin në Dhomën e Komunëve, një divorc të ashpër me BE.

Nëse Johnson me të vërtetë do ta bëj një gjë të tillë sot, do të ishte një lëvizje me gravitet të rrallë kushtetues dhe do të hapte një krizë të paparë në historinë britanike.

Në një situatë të tillë u gjend ishulli britanik kur Charles I mbylli Parlamentin, duke shkaktuar Luftën Civile Angleze (1642-1651), në mbarim të së cilës mbretit i’u pre koka.

Sipas kushtetutës, të paktën teorikisht, Mbretëresha Elisabeta, mund ta kundërshtonte një hap të tillë të Johnson, por historikisht askush nga kurora nuk e ka bërë më parë. Nëse ndodh, ky do të ishte një gjest revolucionar dhe i paparë.

Reagimet e ashpra

Laburistët dhe partitë e tjera në Britani, kanë vendosur të revoltohen me planin e fshehtë të Johnson. Jeremy Corbyn ka kërcënuar se nëse një gjë e tillë ndodh, ata do të mbajnë hapur një Parlament alternativ.

Johnson, edhe pse nuk është shumë entuziast për pezullimin e veprimtarisë parlamentare, mesa duket ka vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi. Dhoma e Komunave do rihapet në 3 Shtator dhe një mbyllje pesë-javore do të parandalonte aktivitetet e saj deri më 17 tetor,  kur do të ishte tepër vonë për të ndaluar Brexit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen