Johnson kundër të gjithëve: Ka jetë pas Brexit...dhe sfidon opozitën: Më votëbesoni ose largohuni

Johnson kundër të gjithëve: Ka jetë pas Brexit...dhe sfidon opozitën: Më votëbesoni ose largohuni

Kryeministri britanik, në ndërhyrjen e tij të parë në Dhomën e Komuneve, pas rihapjes së imponuar nga Gjykata Supreme, ka provokuar opozitën për të nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. 
"Eja Corbyn, bëj të vetmen gjë të ndershme, më votëbeso ose largohu".

"Njerëzit e këtij vendi kanë parë mjaft. Ky Parlament ose duhet të lejojë që Brexit të bëhet ose të paraqesë një mocion mosbesimi dhe më në fund të përballet me ditën e gjykimit para votuesve" – tha në Dhomën e Komuneve Boris Johnson.

Pastaj Kryeministri britanik sulmoi atë që ai e quajti "një Parlament të paralizuar" dhe "një opozitë mumje" që "nuk i beson popullit", nuk dëshiron të "respektojë rezultatin e referendumit të vitit 2016 dhe ka frikë të kthehet në votime.

Për më tepër, ai tha në sallën e 'gjyqit': Corbyn ende në thellësinë e zemrës së tij, dëshiron të bëhet Kryeministër.

Dhe përgjigjja nuk vonoi të vinte nga fronti opozitar.

"Pas vendimit të Gjykatës Supreme kryeministri duhet të jepte dorëheqjen" - tha kreu laburist Jeremy Corbyn, duke e akuzuar Johnson se nuk i kishte treguar Dhomës së Komuneve "as një copë pendim ose përulje".

"Për të mirën e vendit, largohu," - e përfundoi fjalën Corbyn.

Dhoma e Komunave është kthyer përsëri në murin e përplasjeve të dy forcave. Në njërën anë fronti i 'Jo', i cili e qorton Xhonson për faktin se "mashtroi mbretëreshën dhe vendin dhe vazhdon të marrë kohë në përpjekje për ta mbajtur qeverinë në këmbë".

Në anën tjetër Johnson i cili betohet se është akoma i zënë me negociatat për një marrëveshje (për momentin e pabesueshme) me Brukselin që vë para të gjithave imperativin për të respektuar vullnetin demokratik të sanksionuar nga referendumi dhe në çdo rast të  nxjerrë vendin nga Unioni në fund të tetorit, megjithë ligjin kundër mosmarrëveshjes tashmë të aprovuar në Westminster.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)