Brexit, Moscovici: Mbretëria e Bashkuar do të duhet të paguajë 39 miliardë stërlina në rast se nuk ka marrëveshje për Brexit

Brexit, Moscovici: Mbretëria e Bashkuar do të duhet të paguajë 39 miliardë stërlina në rast se nuk ka marrëveshje për Brexit

Boris Johnson, i cili e kishte Brexit një nga premtimet e tij elektorale, ka përsëritur se në rast të një 'mosmarrëveshjeje' për Brexit, Mbretëria e Bashkuar ‘nuk do të paguaj 39 miliardë stërlina, rënë dakord midis Londrës dhe Brukselit për daljen e saj nga Bashkimi Evropian’.

Ndërsa deklarata e Johnson ka edhe si qëllim të bindë Brukselin për të rihapur negociatat, për Pierre Moscovici, Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike,  "Mbretëria e Bashkuar do të duhet të paguajë në të gjitha rrethanat, pavarësisht nëse është gjetur një marrëveshje për Brexit”.

“Unë mendoj se Johnson duhet të kuptojë se këto janë detyrime ligjore dhe financiare që duhet të respektohen në mënyrë absolute. Është e rëndësishme që të mos ketë asnjë konflikt në këtë pikë. Besimi bazohet në diskutime” – tha Pierre Moscovici

Por, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura edhe në fundjavën e G7 në Biarritz, kryeministri britanik nuk duket se ka një zgjidhje të besueshme për një dalje pa marrëveshje nga BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël