BREXIT, tjetër sfidë e parlamentit/ Trump: Mirëpresim një marrëveshje tregtare me Britaninë

Ligjvënësit britanikë do të votojnë sot për të kërkuar leje ose jo nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, pas datës 29 mars, e cila është e paraparë tani për tani. Votimi vjen një ditë pasi ligjvënësit refuzuan Brexit-in pa marrëveshje me BE-në. Kryeministrja britanike, Theresa May, do të bëjë po ashtu përpjekjen e tretë për të nxjerrë edhe një herë në Parlament planin e saj për Brexit. Ky plan i është refuzuar dy herë nga Parlamenti. Bashkimi Evropian tha se Britania i ka dy rrugë: të largohet me ose pa marrëveshje dhe shtoi se blloku është i gatshëm për të dyja. Ligjvënësit britanikë e kanë refuzuar planin e Mayt për Brexit kryesisht për shkak të një barriere fizike në ishullin e Irlandës.

Me këtë barrierë do të garantohej se nuk do të ketë kufi të fortë midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, edhe nëse nuk ka marrëveshje për tregtinë dhe sigurinë. Sipas kësaj politike, edhe nëse nuk do të kishte marrëveshje të zbatueshme për çështje të tilla, Irlanda e Veriut do të mbetej në bashkimin doganor dhe në pjesën më të madhe të tregut të BE-së. Ndërkaq Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Komentet e presidentit amerikan bëhen në kohën kur dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian ka hyrë në një periudhë të paqartë.

“Administrata ime mirëpret bisedimet për një marrëveshje të gjerë tregtare me Britaninë. Potenciali është i pakufishëm” ka shkruar Trump në Twitter. Ligjvënësit britanikë do të votojnë sot për të kërkuar leje ose jo nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, pas datës 29 mars, e cila është e paraparë tani për tani. Votimi pason kundërshtimin e ligjëvënësve britanik ndaj marrëveshjes së rishikuar ndërmjet qeverisë britanike dhe Bashkimit Evropian. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë