Briken Calja shuan polemikat: Sot
në pedanë, bëj shqiptarët krenarë

Briken Calja shuan polemikat: Sot<br />në pedanë, bëj shqiptarët krenarë
Peshëngritësi Briken Calja shuan polemikat e bursës dhe të garimit ose jo në Lojërat Olimpike. Ai sot do të ngjitet në pedanë për të garuar në peshën 69 kg.
 
Calja fton të gjithë shqiptarët si dhe dashamirësit e sportit që të ndjekin garimin e tij sot në peshëngritje.
 
"Kërkoj ndjesë të thellë sa i takon pjesës kur deklarova se do të tërhiqem nga "Rio 2016". Ishte një veprim i nxituar nga ana ime. Moment dobësie...Ndoshta u tregova dhe egoist, por unë sot do garoj për ngjyrat e Flamurit tonë, për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit që më besuan. Më uroni sukses!", shkruan Calja në Facebook.
 
briken calja
(Statusi i Caljas në Facebook, pak orë përpara garimit)

Pak ditë më parë ai paralajmëroi se do të bojkotonte përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Shkak u bë një deklaratë e kreut të KOKSH se peshëngritësi Calja ka përfituar financiarisht nga bursa olimpike, gjë e cila u përgënjeshtrua nga sportisti, i cili deklaroi se në Rio ndodhet falë mbështetjes së familjes dhe miqve të tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri