Brindisi, gomonia 4 ditë në det
të hapur, shpëtohen 3 shqiptarët
Një avari në motorin e gomones në të cilën ndodheshin 3 shqiptarë ka bërë që të qëndrojnë 4 dite në det të hapur. E mbase do të vijonin të qëndronin aty, nëse nuk do t’i kishte lokalizuar mbrëmjen e djeshme një helikopter i “Guardia di Finanza”. Policia italiane nis hetimin.
BRINDISI- Një avari në motorin e gomones në të cilën ndodheshin 3 shqiptarë ka bërë që të qëndrojnë 4 ditë në det të hapur. E mbase do të vijonin të qëndronin aty, nëse nuk do t’i kishte lokalizuar mbrëmjen e djeshme një helikopter i “Guardia di Finanza”.
Kështu ka marrë fund jo vetëm ankthi i tre shqipatrëve, por edhe i familjarëve të tyre, të cilët pasi kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre, kishin dhënë alarmin tek autoritetet e Vlorës, të cilët më pas ia njoftuan këtë fakt autoriteteve italiane përgjegjëse për monitorimin e zonës detare ku ndodhej gomonia.
Tre të mbijetuarit u nisën drejt Vlorës të hënën e kaluar nga porti i San Foca de Melendugno, me një gomone të cilën e kishin blerë dhe e kishin pajisur me vetëm një motor. Por pas nisjes ata humbën të gjitha gjurmët. Të afërmit e tyre të shqetësuar nga ku fakt kërkuan ndihmë nga autoritetet shqiptare, e me pas Drejtoria e Pulias u vu menjëherë në kërkim të tyre.
Në operacionet kërkimore morën pjesë edhe mjete të tejra fluturuese por pa rezultat. Vetëm gjatë një misioni rutine të një helikopteri të repartit ajror të Barit, falë sensorëve në bord, u mund të lokalizohej gomonia në Kanalin e Otrantos, rreth 70 milje larg brigjeve të Italisë, e mbetur në mëshirë të fatit.
Menjëherë zona iu njoftua edhe mjeteve të tjera detare më të afërta në zonë, mes tyre edhe anija e cila mori në bord të mbijetuarit rreth orës 5:30 të mëngejsit të sotëm, si dhe rimorkioi gomonen deri në portin e Brindisit.
Të mbijetuarit iu dorëzuan ekipit të 118 në pritje të transferimit për t’iu nënshtruar kurave të nevojshme në spitalin Perrino.
Ndërkaq, policia italiane ka nisur hetimin lidhur me këtë ngjarje, dhe arsyet që shtynë shqiptarët të udhëtonin në det, pavarësisht parashikimeve për kushte të këqija të motit.
(Në foto: Gomonia ku ndodheshin 3 shqipëtarët)Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02