Brindizi, kapet anija me 15 kg
heroinë, pranga 4 shqiptarëve

ITALI - Policia e Brindizit ka sekuestruar 15 kilogramë heroinë në portin e qytetit, gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa janë vënë në pranga pesë persona, mes tyre katër shqiptarë e një italian.

Të arrestuar janë shtetasi italian Teodoro Di Lauro 56 vjeç, nga Brindizi dhe katër shqiptarët Ferdinant Shkurti, 49 vjeç, Rustem Mustafa, 54 vjeç, të dy nga Durrësi, Avni Ceka, 60 vjeç nga Tirana, Kadri Cami 66 vjeç nga fshati Viçisht i Dibrës.

Droga është sekuestruar në mol në peshkarexhën "Feltrinellì”, ndërkohë që policia italiane po vazhdon ende kërkimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.

Sipas të dhënave të policisë italiane droga ka ardhur nga Shqipëria në Itali përmes peshkarexhës "Durrësi II", e cila ka kaluar në detin Adriatik.

Policia pohon se kjo është sasia më e madhe e heroinës e konfiskuar në këtë zonën vitet e fundit.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një pistolete e prodhimit sllav, ndërkohë që ndaj të arrestuarve ka nisur procedimi penal.

shqiptaret brindizi me logo
(Foto, 4 shqiptarët e arrestuar)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista