Një 40­-vjeçar shqiptar, i cili prej kohësh jetonte në Londër ka dalë dje përpara gjykatës me akuzën e vrasjes së një gruaja shqiptare.

Mediat angleze raportojnë se shqiptari Agim Isaku doli këtë të premten përpara gjykatës Uxbridge Magistrates si akuzuar për vrasjen e shtetases Elife Beqa.

Nuk ka ende të dhëna për motivet e vrasjes. Gruaja u gjet pa ndjenja, kur policia mori një telefonatë më 13 gusht. Ajo ishte në banesën e të akuzuarit në atë kohë dhe humbi jetën ndërkohë që transportohej në spital.

“Ngjarja ndodhi 1 ditë përpara 40-vjetorit të Isakut. Në seancën gjyqësore të 18 gushtit policia pritet ti paraqesë gjykatës të dhëna shtesë se cila ishte lidhja mes autorit të ngjarjes dhe viktimës përfshi rrethanat e humbjes së jetës”, shkruan gazeta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)