Britani e Madhe/ 400 hotele në shërbim të 51 mijë azilantëve! Shqiptarja: Më mungon të flas, s’kam miqësi! Britanikët të zemëruar: Na kushtojnë 6.8 mln £ në ditë

BRITANI E MADHE- Emigrantët janë kthyer në një “shqetësim”, jo vetëm për autoritetet, por edhe për banorët, Dhe vetë azilkërkuesit janë të pakënaqur. Në një shkrim të gjatë të bërë nga DailyMail, thuhet se numri i hoteleve që Britaninë e Madhe ka shkuar në 400, e ndërsa vala e emigrantëve nuk është larguar. Ndonëse kjo lloj metode është gjetur si zgjidhje nga ana e qeverisë për të përballuar fluksin e madh, vetë azilkëruesit kanë ankesa. Ato thonë se ndihen si në burg, ankohen që ushqimi është shumë i keq dhe se e gjitha po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Entla Qazolli, 51 vjeçe, nga Shqipëria, e cila po ashtu po qëndron në hotel, thotë se u mungon të komunikojë me njerëzit të krijojë dhe të këtë miqësi.

“Më mungon komunikimi dhe miqësia sepse 'jo të gjithë prej nesh flasin aq mirë anglisht”, tha ajo.

Beqare (me pantallona jeshile djathtas) është shqiptarja Entla Qazolli, 51 vjeçe, e cila ankohet për mungesë komunikimi dhe miqësie sepse “jo shumë prej nesh flasin aq mirë anglisht”.

Vajza me pantallonat jeshile Entla Qazolli, 51 vjeçe, nga Shqipëria

“Është e tmerrshme këtu dhe ka shumë probleme. Ne nuk duam të jetojmë të gjithë së bashku në një hotel, duam një shtëpi që të mund të jemi të pavarur”, tha një nënë nga Iraku.

Dhomat e ngushta për familjet me katër e më shumë persona të përshkruar nga migrantët si "të papërshtatshme"

Dhomat për familjet

Çdo person - përfshirë fëmijët - merr 8 £ para xhepi në ditë dhe u jepen tre vakte. Atyre u lejohet të vijnë e të shkojnë sipas dëshirës ndërmjet orëve të vaktit dhe fëmijëve u jepen disa orë shkollë çdo ditë.

Ushqimet për azilantët

Në total, janë 51 mijë njerëz që po strehohen në hotele me një kosto prej 6.8 milionë £ në ditë për qeverinë britanike dhe kjo ka shkaktuar edhe zemërim në popullatë, pasi mendojnë se këto para mund të shkonim për ta, apo hotelet mund të përdoreshin për turizëm dhe të merrnin mbrapsht të ardhura. Inxhinieri Ayden Yilmaz, 29 vjeç, është një prej tyre, i cili tha se ishte i zemëruar që emigrantët që po akomodoheshin në hotel ndërsa atë vetë qeverisja vendore kishte refuzuar ta strehonte pasi u nda me të dashurën dhe nuk kishte ku të shkonte.

Një tjetër banore, e quajtur  Kamila Kardzis tha për DailyMail se kjo është një metodë e gabuar.

 “Duket gabim që ata po marrin një çati falas mbi kokën e tyre në një hotel të bukur. I shihni duke ecur me iPhone të bukur dhe rroba të bukura. Ata janë të gjithë burra. Ju nuk shihni asnjë grua apo fëmijë”, tha ajo.

Disa nga azilkërkuesit flasin shumë dobët ose aspak anglisht dhe mund të komunikojnë me stafin e hotelit vetëm duke shkruar mesazhe në aplikacionet e përkthimit në celularët e tyre.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se numri i njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë strehim ka arritur nivele rekord dhe e ka vënë sistemin e azilit nën një tendosje të jashtëzakonshme.

Edhe në Shqipëri është trajtuar një fenomen i tillë dhe pikërisht për këtë çështje kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun e tij, Rishi Sunak. Rama theksoi se është shumë e rëndësishme që të dijë nëse komuniteti shqiptar atje është i sigurt e ndërsa, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kërkoi nga homologia e tij, Suella Braverman që të amnistohet shqiptarët pa viza që nuk kanë rekorde kriminale.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 25/03/2023 20:08

    Turistat shkojn ne shpia me qera ditore dhe i frekuentojn shume rralle hotelet keto kohet e fundit prandaj cojne emigrantet per te mbushur boshllekun e hoteleve.Emigrantet kane te drejten e perkthyesve te punonjesve social te punonjeseve kulturor po ju leverdis me mire ti kene neper platforma se ato leket qe jepen per keto pune se nga shkoj nuk i dihet!?Politika e emigracioit vuan nga pa aftesia e trajtimit e jo nga emigrimi!

    Përgjigju
  • Hako: 25/03/2023 17:52

    Jashtzakonisht te "keqtrajtuar".Kane lene "vilat"e tyre dhe po banojne ne hotelet e zgjebosura Angleze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës