Një Boris Johnson dinamik dhe i përkushtuar ishte ai që u prezantua para kamerave për fjalimin e parë zyrtar.
ligjërimi i Kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, u karakterizua nga retorika dhe premtimet, të cilat shpesh mbështeteshin në krenarinë kombëtare.
Johnson e nisi fjalën e tij duke thënë se Theresa May ishte viktimë e krizës Brexit.
“I përulem fuqisë së mendjes dhe durimit të atyre që më paraprian në ndjeshmërinë time të thellë për ti shërbyer publikut. Përkundër të gjitha përpjekjeve, tani është e qartë se brenda dhe jashtë vendit ka pesimiste të cilët pas tre vjet pavendosmërie, mendojnë se ky vend është ende i burgosur me argumentet e vjetra të vitit 2016. Sot jam këtu për t'i treguar popullit britanik se ata që na kritikojnë kanë gabuar ".
Pasi preku tema të tilla si arsimi, investimet, punësimi dhe infrastruktura, qiramarrësi i ri i shtëpisë me numër dhjetë në Downing Street hapi dosjen Brexit.
"Do të bëjmë një marrëveshje të re, një marrëveshje më të mirë që do të maksimizojë mundësitë e Brexit dhe do të na lejojë të zhvillojmë një partneritet të ri me Evropën, bazuar në tregtinë e lirë dhe mbështetjen reciproke".
Para se të arrinte në Downing Street, udhëheqësi i ri i konservatorëve ishte autorizuar për të formuar një ekip qeveritar nga Mbretëresha Elizabeth, e cila kishte takuar më parë me kryeministren në largim Theresa May.
Kryeministri i ri britanik, mes kritikave dhe shpresave, prej sot ka 99 ditë për ti shfrytëzuar që të ketë sukses në mision e tij Brexit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës
3 Tetor, 20:30
-
Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II
2 Tetor, 10:48
-
Katër vjet më parë, Britania e Madhe u largua nga BE, analiza e DW: Askush nuk flet më tani për Brexit! Çfarë u solli britanikëve dalja nga unioni?
1 Shkurt, 12:40
-
Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump
20 Janar, 12:35
-
Brexit i ka kushtuar Britanisë më shumë se 140 miliardë paund
11 Janar, 12:54
-
Tre vjet Brexit, probleme dhe shqetësime të reja
27 Dhjetor 2023, 11:20
-
Tarifat e Brexit për automjetet elektrike: pezullim nga BE?
6 Dhjetor 2023, 19:56
-
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri, bëri ndërhyrje në avion para fluturimit! Boris Johnson akuzon Putin: Mund ta ketë vrarë ish-kreun Wagner
27 Gusht 2023, 12:26
-
Johnson: Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur
14 Korrik 2023, 19:20
-
Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë në moshën 59-vjeçare! Ja emri i veçantë që çifti britanik zgjodhi për të birin
11 Korrik 2023, 19:05
-
‘Festë në mes të pandemisë’, publikohet raporti për Johnson: Ish-kryeministri mashtroi parlamentin britanik
15 Qershor 2023, 15:42
-
Mashtroi parlamentin britanik, Johnson dorëhiqet nga posti i deputetit, akuzon kundërshtarët e tij: E kanë pasur qëllim largimin tim
10 Qershor 2023, 13:10