Britani e Madhe/ Rekord rastesh me COVID-19, presion mbi shëndetësinë dhe mungesë kapacitetesh spitalore

Britani e Madhe/ Rekord rastesh me COVID-19, presion mbi shëndetësinë dhe mungesë kapacitetesh spitalore

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Numri i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19 në Britaninë e Madhe, përbënë një presion të madh për shëndetësinë dhe kapacitetet spitalore në vend.

Të hënën një rekord prej 41385 rastesh të reja koronavirusi dhe 357 viktima u raportuan në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të raportuara në Britaninë e Madhe numri i pacientëve të shtruar është më i lartë tani se në kulmin e valës së parë të pandemisë.

Situata është e ngjashme në Uells dhe Skoci, ku ekziston frika e shembjes së sistemit shëndetësor.

Britania e Madhe është vendi i 6 në botë më i prekur nga pandemia. Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 2,329,730, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar 71,109 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu, në Britani është shfaqur një variant i ri i koronavirusit, i cili mendohet se mund të përhapet me shpejtësi më të madhe. Shtete të ndryshme kanë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së tij duke bllokuar udhëtimet me Britaninë, megjithatë raste nga ky variant i ri i koronavirusit është përhapur tashmë në shumë vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm