Britani, familja shqiptare që jeton në
dy shtete, dhe flet vetëm me Skype

Britani, familja shqiptare që jeton në<br />dy shtete, dhe flet vetëm me Skype
LONDER- Një emigrant shqiptar është detyruar të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri, duke lënë atje gruan dhe tre fëmijët e tyre. Madje vajza e vogël e familjes Danushi e njeh të atin vetëm përmes Skype.
 
Daily Mail trajton historinë e Edmond Danushi i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe  që kur ishte 18 vjeç. Në 2001 ishte njohur me bashkëshorten e  tij, (kur ishin adoleshentë) dhe më pas banonin në  juglinje të Londrës me 4 fëmijët e tyre, Elin, 10 vjeçe, Keiren,8, Aliyah,2 dhe Aalissa 10 muajshe.
  
Ai kishte humbur punën dhe në këto kushte nuk mund të përballonte të ardhurat prej 18.600 paund të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e familjes.
 
Autoritetet në Britani i kishin kërkuar të kthehej në Shqipëri për të plotësuar dokumentet por me legjislacionin e ri të ndryshuar ai nuk mund të kthehet më në Britani për tu bashkuar me familjen.
 
E shoqja Tereza thotë se po bën të pamundurën që familja të bashkohet dhe i bën apel autoriteteve britanike që të lejojnë të kthehet.

“Është e turpshme mënyra si më ndanë nga familja ime, Askush s’mund të kuptojë dhimbjen që ndjej. Më e dhimbshme është fakti se nuk kam qenë aty kur lindi vajza ime dhe vazhdoj të mos jem atje” - ka thënë Danushi në një komunikim me Skype nga Shqipëria.

Ai tregon se komunikimi me familjen bëhet çdo ditë me skype.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus